Vdekja e 42-vjeçarit/ Basha: Autori, familjar i një drejtuesi të lartë të PS-së në Pogradec

Për Sekretarin për Sigurinë Publike, në Partinë e Lirisë, Faik Basha ngjarja e Pogradecit, ku u dhunua për vdekje 42-vjeçari është një këmbanë alarmi për kapjen e policisë nga regjimi i narkoshtetit.

Në një dalje për mediat, Basha tha se ngjarja e Pogradecit nuk është rast sporadik, pasi edhe rastet e tjera flasin për një Polici të inkrimiminuar.

Deklarata për mediat e Faik Bashës:

Përshëndetje!
Ngjarjet e rënda të njëpasnjëshme ku protagonistë janë drejtues të Lartë të policies, nuk janë situata sporadike, por një këmbanë alarmi se policia është e kapur totalisht nga regjimi narkoshtet i Ramës dhe bandat e tij.

Në harkun kohorë të dy javëve, janë disa ngjarje të rënda ku policia është e përfshirë drejtpërdrejt në situata politike dhe manipulime të vrasësve për interesa të partisë shtet.

⛔️Rrahja e qytetarit në autostradën Thumanë-Kashar, vetëm se po protestonte pa e cënuar sigurinë, është një tregues se çfarë mund të bëjë policia për të mbrojtur interesat e partisë.

⛔️Polici godet një protestues me fëmijën në krah, duke detyruar fëmijën të ndërhyjë mes babait dhe policit kriminel. Është një tregues se sa e pamëshirmshme është policia për të mbrojtur interesat e partisë.

@ Fermerët e Maliqit në Korçë pasi u dhunuan nga Policia duhet të paguaj edhe një gjobë prej 100 euro.
Edhe ky është një trëguës së policia, do që të zhdukë çdo zë që ngrihet kundër qeverisë.

⛔Rasti më i fundit ai i Pogradecit, ku u tentua të manipulohet vrasja e Egli Proga nga Denis Meçe, Familjar i një drejtuesi të lartë të Partisë Socialiste në Pogradec, dhe fitues i milionave nga tenderat e bashkisë Pogradec.

Pra, zbulueshmëria e ulët e ngjarjeve të rënda kriminale, nuk është si pasojë e sofistikimit të grupeve, por si rezultat i bashkëpunimit të policisë me këto grupe.

Vrasja e Egli Proga:
Deklarata e parë e dhënë nga Policia, e fshihte vrasjen duke e raportuar si vdekje natyrale.

Në fillim u tha se 42-vjeçari, baba i dy fëmijëve humbi jetën pas rrëzimit në gjendje të dehur, por u desh denoncimi i forte i qytetarëve që policisë t’i hapen sytë nga rryshfetet e pushtetarëve, dhe të raportojë të vërtetën e ngjarjes.

Në manipulimin e kësajë ngjarje u përfshi i gjithë komisariati i Pogradecit, gjë që e bën situatën e sigurisë tepër të rëndë.
Partia e Lirisë i shpreh ngushellimet e sinqerta familjes së të ndjerit.

Dukshëm nuk kemi të bëjmë me raste të shkëputura ku drejtues të policisë janë të korruptuar, apo të atashuar në grupe kriminale, por drejtues dhe komisariate të tëra të kriminalizuara dhe që pëfshihen në rrahje, dhe fshehjen e vrasjeve të qytetarëve të pafajshëm për interesa të partisë në pushtet.