Dy kërkesat e PD-së, Teliti: Bashkinë e Tiranës të zbardhë marrëveshjet me kompanitë angleze dhe gjermane
Dy kërkesa për informacion kanë dorëzuar në bashkinë e Tiranës këshilltarët demokratë.
Kërkesa e parë ka të bëjë me firmosjen e dy marrëveshjeve me dy kompani audituese Angleze dhe gjermane.
Marrëveshjet, të cilat për qëllim kanë rritjen e transparencës në këtë institucion, për nënkryetarin e këshillit bashkiak Dorian Teliti janë firmosur në terr të plotë për opozitën.
Një tjetër kërkesë e depozituar pranë bashkisë ka të bëjë me kërkesën për informacion të detajuar mbi auditimin e brendshëm të kryeqytetit për 8 vitet e fundit.
Demokratët thonë se nëse bashkia vijon të heshtë përballë kërkesës për transparencë të opozitarëve, atëherë ata do të marrin çdo hap të ligjshëm për zbardhjen e çdo procedure në këtë institucion.
DEKLARATAT E PERFAQESUESVE TE PD

