Mandati i Olta Xhaçkës/ Gazetari Myzyraj: Këshilli i Legjislacionit jo vendimmarrës, jep rekomandime

Gazetari, Isa Myzyraj në një intervistë në Ora News u shpreh se Këshilli i Legjislacionit nuk është vendimmarrës, por thjesht jep rekomandime.

Myzyraj:  Ditën e sotme përfundon afati kushtetues pra tre ditor që kryetarja e Kuvendit kishte për të thirrur një seancë parlamentare të jashtëzakonshme sa i përket kërkesës së subjektit kushtetues pra një të pestës së deputetëve.

Pse erdhi pikërisht në gusht, pse PD u kujtua pikërisht në gusht?

Sepse po atë ditë që është bërë kërkesa nga ana e demokratëve, atë ditë është publikuar vendimi i gjykatës Kushtetuese në fletoren zyrtare.

Pra që është hyrja zyrtarisht në fuqi e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Zonja Spiropali gjeti një tjetër mekanizëm ligjor duke u bazuar tek rregullorja e Kuvendit përkatësisht tek disa nene pra që thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese konkretisht për çështjen Xhaçka duhet të diskutohet në Këshillin e Legjislacionit i cili është një këshill pra jo vendimarrës.

Këshilli i Legjislacionit përbëhet nga 10 anëtarë, 5 nga opozita dhe 5 nga mazhoranca të cilët janë juristë dhe japin më shumë rekomandime dhe opinion.

Pra nuk është një këshill vendimarrës, nuk merr vendime.