VIDEO/ Faik Basha denoncon skandalin në protestë: Polici rreh protestuesin me fëmijë në dorë, vendi po rrëshket në një trajektore të rrezikshme
Një tjetër incident i Policisë së Shtetit është shënuar në protestën e sotme të banorëve në autostradën Thumanë-Kashar, ku një prej efektivëve ka goditur një qytetar i cili po protestonte sëbashku me fëmijën e tij të mitur në krah. duke e gjakosur.
Pamjet skandaloze janë oublikuar në rrjetet sociale edhe nga përfaqësuesi i Partisë së Lirisë, Faik Basha, i cili njëherësh është dhe ekspert sigurie në vend.
Nga pamjet dallohet se si polici e godet me xhamin e skafandros qytetarin në fytyrë i cili mbante në krah fëmijën dhe kërkonte të hynte në korsinë e autostradës për të shprehur protestën e tij kundër vendimit të qeverisë për të mos lejuar banorët e kësaj zone që të kenë akses në këtë aks rrugor.
Bash thotë se vendi po futet në një trajektore te rrezikshme, pikërisht nga kjo sjellje kriminale e njerëzve të veshur me uniformën e shtetit.
MESAZHI I FAIK BASHES
Politikanët janë të vetmit njerëz që pasi të grabisin kanë edhe policinë nga ana e tyre.
“Ron Bolton”
Këto pamje tregojnë qartë se organizata e policisë tashmë është e kapur totalisht nga një regjim banditesk.
Në këtë eposod tragjik ku ju desh fëmijës të ndërhyjë me dorë mes babait dhe një polici ordiner për ta tërhequt të atin pas një provokimi të këtij patronazhisti me uniformë tregon përballje pa kthim.
Policia që udhëheq grupet kriminale.
Policia që ndihmon bandat.
Policia që fsheh provat e ngjarjeve.
Policia që mbledh vota për rilindjen.
Policia që shpërndan para për fushata.
Policia që ruan parcelat e hashashit.
Policia që shantazhon dhe provokon opozitën dhe qytetarët.
Policia që pastron para.
Policia që godet qytetarët në një protestë paqësore nuk mund të jenë këta në shërbim të qytetarëve por në shërbim të bandave.
Dy ngjarjet e fundit në protestën e banorëve të Fushë-Krujës por jo vetëm, janë tregues që vendi po rrëshket në një trajektore të rrezikshme për sigurinë në vend.
Përballja popullore është e pashmangshme me regjimin dhe narkopolicinë.

