Sezoni turistik, ministri Ervin Hoxha: Siguria e qytetarëve dhe turistëve, prioriteti ynë
Përgjatë sezonit turistik siguria e qytetarëve dhe e turistëve është prioriteti i qeverisë.
Gjatë një inspektimi të vijës bregdetare në Golem nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Kociu, së bashku me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, panë nga afër masat e marra për rritjen e sigurisë së pushuesve në plazhe.
Rojat bregdetare, stafi shëndetësor në Qendrat Shëndetësore verore, të cilat janë pranë plazheve, por edhe punonjësit e policisë në çdo moment që do të ketë nevojë për një ndërhyrje të shpejtë, sigurojnë që i gjithë zinxhiri dhe gjitha hallkat institucionale të funksionojë në mënyrë të plotë.
Përgjatë vijës bregdetare në Durrës janë vendosur 5 stenda me pajisje shpëtimi pranë plazheve, ku dhe fluksi i pushuesve është më i lartë, të cilat mund të përdoren nga kushdo në rast nevoje.
Pajisja përfshin komerdare shpëtimi, një sistem elektronik kontrolli dhe sinjalizim zanor që njofton shërbimet e urgjencës apo edhe pushuesit duke tërhequr vëmendjen në rast rreziku për jetën e një personi në det.
"Në Golem janë vendosur #StendateJetës me mjetet e nevojshme, që garantojnë ndërhyrje të shpejtë e efektive në rast rreziku në det. Siguria e qytetarëve, prioriteti ynë", tha Hoxha.