"Vullnet Sinaj, evazion fiskal, fshehje të ardhurash dhe bilance false në bizneset e tij “Big Market” dhe “BigAlb Group” pasi u bë deputet"

Në kongresin e PS, Edi Rama, e shpalli “hero ndërshmërie në PS” deputetin Vullnet Sinaj, tregtarin mashtrues e falsifikator të ushqimeve “Big Market”, duke thënë, se Vullnet Sinaj, është i vetmi në PS, që nuk i ka kërkuar asgjë personale.

Mirëpo Babloku mashtroi, sepse vrasësi ushqimor Vullnet Sinaj, vetëm mashtrimet ka për banorët e zonës Himarë-Lumi i Vlorës ku është deputet, ndërsa pazaret i bën për bizneset e tij.

Madje prej lidhjes së afërt e klineliste me Edi Ramën, ai ka grabitur e përfituar dhe shumë toka e troje shteti falas në Vlorë, Orikum, Selenicë, Himarë, Borsh, Lukovë e Sarandë, mbi të cilat ka ndërtuar komplekse magazinash e vila pa leje dhe i ka legalizuar.

Deputeti Vullnet Sinaj, nuk ka pse t’i kërkojë Edi Ramës privilegje, sepse drejtuesit e institucioneve e dinë, që ai është mik e sponsor i fushatave të tij dhe e lejojnë të mashtrojë e të  vjedhë shtetin.

Dokumentet që po publikon “Pamfleti”, vërtetojnë se deputeti i PS-ës, Vullnet Sinaj, prej 9 vitesh kryen evazion fiskal e fshehje të ardhurash, nëpërmjet mashtrimit tatimor, me bilance vjetore false dhe ndarje të rrjetit “Big market” në disa pjesë.

Nga 140 rrjete “Big Market”, deputeti pronar Vullnet Sinaj ka nxjerrë me humbje 67 prej tyre, të cilët i ka hequr nga logoja “Big Market” dhe i ka grupuar me logon “Bigalb Group”, të emërtuar sipas qyteteve dhe zonave.

"Vullnet Sinaj, evazion fiskal, fshehje të ardhurash dhe bilance false

Për vitet 2020-2021, këto 67 dyqane “Big market”, deputeti Vullent Sinaj e ka nxjerrë me 62 milionë lekë humbje e me 71 milionë lekë humbje; megjithëse 51 prej marketeve janë në Tiraë, Durrës, Vlorë, Fier, Elbasan, Lezhë, Shkodër, Korçë, Berat, Dibër Lushnje etj.

Mashtrimin tatimor me fshehje të ardhurash, oficeri deputet Vullnet Sinaj, e nisi me bilancin tatimor të vitit 2015, kur nëpërmjet mbledhjes së votave për Edi Ramën me lekë e qese ushqimesh në Vlorë, u bë “ushtar” i besuar i tij dhe pjesë e strukturave drejtuese të PS-Vlorë.

Psh., në vitin 2014, kur Vullnet Sinaj nuk ishte i lidhur me Edi Ramën, bilancin tatimor për 67 dyqanet e rrjetit “Bigalb  Group” e ka deklaruar me fitim  468 milionë lekë.

"Vullnet Sinaj, evazion fiskal, fshehje të ardhurash dhe bilance false

Në vitin 2015, kur u lidh me PS dhe financoi PS në zgjedhjet e pushetit lokal; Vullnet Sinaj deklaroi 36 milionë lekë fitim, ose 13 herë më pak se viti 2014, ndërsa në vitin 2016 deklaroi 19 milionë lekë fitim.

Për vitin 2017, kur Edi Rama e bëri deputet të PS, Vullnet Sinaj i nxori 67 marketet e rrjetit “Bigalb Group” me humbje 35 milionë lekë; ndërsa pas disa denoncimeve te anti-krimi ekonomik dhe pas raportit të KLSH në tatime për evazionin fiskal të bizneseve të mëdha, ai e nxori me fitim 40 milionë për vitin 2018 e 20 milionë lekë për vitin 2019.

"Vullnet Sinaj, evazion fiskal, fshehje të ardhurash dhe bilance false

Por siç e thamë më sipër, për vitet 2020-2021 ka deklaruar 62 milionë lekë humbje e 71 milionë lekë humbje; ndërsa për vitet 2022-2023, deputeti Vullnet Sinaj nuk ka dorëzuar bilance në tatime, duke i fshehur e mos paguar miliona Euro detyrime shtetit gjatë 9 viteve.

Ndërsa Edi Rama, tha se ai është i ndershëm, korrekt me ligjin e nuk ka kërkuar asgjë nga pushteti i PS; por në vijim, do publikojmë fakte të tjera mashtrimi fiskal në dogana e tatime, me vlerë miliona Euro që deputeti Vullnet Sinaj ia fsheh e nuk ia paguan shtetit. / Marrë nga "Pamfleti"