VIDEO/ ''Nga këtu shohim objektivin e radhës'', Meta ngjitet në majën më të lartë të Shkëlzenit

Presidenti i PL-së, Ilir Meta është ngjitur sot në majën e lartë të Shkëlzenit.

''Nga këtu shohim majën e Hekurave, objektivin e radhës'', shkruan Meta në videon e postuar në rrjetet sociale.

Postimi i Metës:

Përshëndetje nga maja më e lartë e Shkëlzenit, me këtë ekip të mrekullueshëm qëndrestarësh, guximtarësh dhe besimtarësh!
Nga këtu shohim majën e Hekurave, objektivin e radhës!
Malet tona më të larta!