Abuzimi me fondet e BE, mbetet në burg Ilir Beqaj, Apeli i GJKKO jep masat edhe për të akuzuarit e tjerë

Apeli i Gjykatës së Posaçme shqyrtoi vendimin për ankimimin për masat e sigurisë e bërë nga ish-ministri Ilir Beqaj dhe 6 tjerë të akuzuarit për çështjen e SASPAC, apo siç njihet edhe si dosja e abuzimit me fondet e Bashkimit Evropian.

Beqaj dhe të akuzuarit e tjerë kanë kërkuar zëvendësim të masave të sigurisë. Beqaj ka ofruar garanci pasurore 5 mln lekë për masë më të butë.

Ndërsa bashkëpunëtori i tij Ermal Kurtulaj në seancën e para dy ditëve kërkoi masë më të butë. sepse sipas tij ka dy fëmijë të mitur dhe nënën sëmurë.

Pasi dëgjoi palët 

 Apeli i Gjykatës së Posaçme vendosi:

Arrest në burg

Ilir Beqaj - Drejtori i SASPAC 

Ermal Kurtulaj -  Koordinator i projektit EUSAIR 

Arrest në shtëpi:

Elton Marini - Menaxher futbollistesh  -ortak i shoqërisë private

Alfred Nikollaj - drejtori Administrativ i ‘Landëays International’

Detyrim paraqitje:

Gazmend Haxhia - Pronari i ‘Landëays International’ - 'detyrim paraqitje'

Bledar Leka 

Bjona Zijaj - konsulente financiare

Marinela Jazoj

Abuzimi me fondet e BE, mbetet në burg Ilir Beqaj, Apeli i GJKKO jep masat