Zgjedhjet në Himarë, Lita: Ishte e paralajmëruar fitorja e PS-së, opozita gjeti një kandidat sa për sy e faqe

Analisti, Lavdrim Lita në një intervistë në Ora News u shpreh se në zgjedhjet e Himarës fitorja e Partisë Socialiste ishte e paralajmëruar dhe se opozita gjeti kandidat për bashkinë e Himarës sa për sy e faqe.

Lita: Ishte e paralajmëruar fitorja e PS.

Opozita gjeti një kandidat sa për sy e faqe.

PS u mobilizua tërësisht në këto zgjedhje.

Të dy kandidatët ishin të minoritetit grek.

Do ketë një qeverisje normale të Himarës.

Hilet e PS me kartat e identitetit nuk arritën të kapeshin në kohë nga opozita.

Spiropali është vendosur aty për të vënë rregull në Kuvend.

Mendoj se vota e emigrantëve është një hap përpara.

Përsa i përket mbylljes së listave janë dy hapa mbrapa.