Milo: Pensionistët përballohen me një masë të ulët të pensionit dhe një kosto të lartë të jetesës. Ja propozimet e PL-së

Deklaratë për mediat e Sekretarit për Çështjet e Financave dhe Ekonomisë, Prof. Petraq Milo

Kategoria sociale më e diskriminuar e shoqërisë mbeten pensionistët e të gjitha kategorive, të cilët mbasi kanë kontribuar për disa dekada, përballohen me një masë të ulët të pensionit dhe një kosto të lartë të jetesës.

Sipas të dhënave ndër vite, e vërteta qëndron në faktin se, gjatë periudhës 2013-2023, nuk ka pasur rritje reale të pensioneve si rezultat i rritjes ekonomike

Gjithashtu, indeksimi i pensioneve për efektin e rritjes së çmimeve, nuk ka qënë i plotë, por i pjesshëm.

E para, rritja e pensioneve në periudhën 2005-2013 është disa herë më e lartë po ta krahasojmë me periudhën 2013-2023

 Pensionet e pleqërisë në zonat urbane, janë rritur 3.6 herë më shumë në periudhën 2005-2013, krahasuar me periudhën 2013-2023.

 Pensionet e pleqërisë në zonat rurale janë rritur 6.4 herë më shumë në periudhën 2005-2013, krahasuar me periudhën 2013-2023.

 Pensionet e invaliditetit në zonat urbane janë rritur 1.5 herë më shumë në periudhën 2005-2013, krahasuar me periudhën 2013-2023.

 Po ashtu, dhe pensionet e invaliditetit në zonat rurale janë rritur 5.1 herë më shumë në periudhën 2005-2013, krahasuar me periudhën 2013-2023.

 Pensionet familjare në zonat urbane janë rritur 2.3 herë më shumë në periudhën 2005-2013, krahasuar me periudhën 2013-2023.

 Pensionet familjare në zonat rurale janë rritur 3 herë në periudhën 2005-2013, krahasuar me periudhën 2013-2023 në të cilën janë ulur rreth -23%.
E dyta, rritja mesatare në vit në përqindje e pensioneve në periudhën 2005-2013, është më e lartë, krahasuar me periudhën 2013-2023
 Pensionet e pleqërisë për pensionistët në qytet në periudhën 2005 – 2013 janë rritur mesatarisht në 9.3 % në vit, ndërsa në periudhën 2013-2023 janë rritur mesatarisht 2.6 % në vit.

 Pensionet e pleqërisë për pensionistët në fshat në periudhën 2005-2013, janë rritur mesatarisht në 23.1% në vit, ndërsa në periudhën 2013-2023, janë rritur mesatarisht në 3.6% në vit.

 Pensionet e invaliditetit në qytet, në periudhën 2005-2013, janë rritur mesatarisht 6.3% në vit, ndërsa në periudhën 2013-2023 janë rritur mesatarisht në 4.2% në vit.

 Pensionet e invaliditetit në fshat në tetë vite janë rritur mesatarisht në 27.4% në vit, ndërsa në periudhën 2013-2023 pensionet e invaliditetit në fshat janë rritur mesatarisht në 5.4% në vit.

 Pensionet familjare në qytet, në periudhën 2005 - 2013 u rritën mesatarisht në 6.7% në vit, ndërsa në periudhën 2013-2023, u rritën mesatarisht në 2.9% në vit.

 Pensionet familjare në fshat në periudhën 2005-2013 u rritën mesatarisht në 24.3% në vit, ndërsa në periudhën 2013-2023 u zvogëluan mesatarisht në -2.3% në vit.

Qeveria do të duhet të konsideronte në rritjen e pensioneve rritjen reale ekonomike në periudhën 2013--2023 në masën 35.5%, si dhe indeksimin e pensioneve në rreth 40%, për të mbuluar rritjen e çmimeve, përfshi të atyre ushqimore.

Përkundrazi, në total indeksimi dhe rritja reale e pensioneve do të duhej të ishte në 75.5% në fund të vitit 2023 krahasuar me fund vitin 2013. Kjo do të thotë që pensioni i pleqërisë në fund të vitit 2023:

 Në zonat urbane pensioni mesatar i pleqërisë do të ishte në nivelin 26.332 lekë në muaj kur ndërkohë është 18.341 lekë.

 Ndërsa, në zonat rurale pensioni i pleqërisë do të duhej të ishte në nivelin 14.477 lekë në muaj, kur ndërkohë është 11.051 lekë në muaj.

Qeveria i ka borxh seicilit pensionist në zonat urbane mesatarisht në çdo muaj 7.991 lekë, dhe në zonat rurale në 3.426 lekë, për shkak të mos indeksimit të plotë mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimorë, dhe rritjes së munguar të pensionit nga rritja ekonomike.