ARGUMENTI/ Beleri: Zgjedhjet e 4 Gushtit në Himarë janë të paligjshme!

Eurodeputeti Fredi Beleri ka reaguar përmes një letre nga qelia e burgut në lidhje me zgjedhjet e mbajtura më 4 Gusht në Himarë të cilat u fituan nga mandati kandidati socialist Vangjel Tavo.

Beleri shprehet se skandali në këtë proces zgjedhor shkon përtej manipulimeve dhe vjedhjeve të zakonshme, por ka kapërcyer kufijtë e ligjit dhe ka përdhosur  Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor. Kjo për faktin se ai ka ankimuar në Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendimin e Komisionerit Shtetëtor të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i cili e shpalli të pavlefshëm mandatin e Belerit si kryebashkiak i Himarës.

Sipas Belerit, ankimimi është bërë para zgjedhjeve të 4 Gushtit, dhe në këto kushte, mandati i tij si kryebashkiak i Himarës nuk është ende i pavlefshëm ligjërisht dhe nuk ka vakancë për kryebashkiak të Himarës, edhe pse zgjedhjet u zhvilluan.

Beleri shton më tej se ky precedent sa i pabesueshëm dhe aq antiligjor e antikushtetues është prova më e madhe që zjedhje të lira nuk ka dhe me këtë regjim , nuk ka shpresë të ndodhin. Sipas tij, një fazë e re opozitarizmi duhet të ngjizë sa më shpejt.

Deklarata e plotë:

Skandali i zgjedhjeve ne Himare shkon pertej manipulimeve dhe vjedhjeve te zakonshme. Ky skandal ka kapercyer tashme kufijte e ligjit dhe ka perdhosur Kushtetuten dhe Kodin Zgjedhor.

Sipas nenit 133 te K.Pr.Administrative ankimi administrativ ndaj vendimit te KQZ pezullon ekzekutimin e tij, deri ne njoftimin e vendimit te ankimit.

Ankimi eshte paraqitur perpara dates se zgjedhjeve dhe vendimi akoma nuk eshte marre nga KAS dhe rrjedhimisht as eshte njoftuar, pra ekzekutimi i vendimit te KQZ eshte i pezulluar, qysh perpara zgjedhjeve dhe akoma aktualisht.

Ne keto kushte, mandati i Fredi Belerit nuk eshte ende i pavlefshem ligjerisht sado e pabesueshme mund te tingelloje dhe as sjell efekte vendimmarrja per nderprerjen e parakohshme te ketij mandati.

Ligjerisht  nuk ka ende vakance, por zgjedhjet u zhvilluan, duke u zgjedhur tjeter kryetar Bashkie.

Ky precedent sa i pabesueshem dhe aq antiligjor e antikushtetues eshte prova me e madhe qe zjedhje te lira nuk ka me dhe me kete regjim , nuk ka shprese te ndodhin.

Nje faze e re e opozitarizmit duhet te ngjizet sa me shpejt ….

Mosbindje dhe perbuzje per hajdutet e votave ..

Lajmi i mire i vetem eshte qe Kalaja e Himares, e Lukoves e Nivices dhe Dhermiu nuk jane mposhtur akoma !

Burrat e Himares nuk jane gjunjezuar ende!