Aksident i rëndë në Librazhd, makina me 4 persona brenda përfundon në humnerë
Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë në aksin e rrugës rurale Mirakë -Polis Vilan në Librazhd.
Sipas burimeve për mediat, automjeti pasi ka dalë jashtë rruga është rrokullisur dhjetëra metra dhe ka përfunduar në humnerë.
Dyshohet se në automjetin e përfshirë në aksident po udhëtonin të paktën katër persona së bashku me drejtuesin.
Gjendja e personave të aksidentuar konstatohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Në fshatin Polis Vila, automjeti me drejtues shtetasin R. B., ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas që udhëtonin në këtë automjet, të cilët po transportohen me ambulancë për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

