Aktivizohet një vatër zjarri në Konispol, shkaku?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Gusht 2024, 08:55
Një vatër zjarri është aktivizuar ditën e sotme në malin e Saraqinit në Konispol. Mësohet se zjarri ndodhet mes fshatit Shkallë dhe Konispolit.
Siç shihet edhe në foto, tymi është përhapur në qiell me shpejtësi. Shkaku i zjarrit nuk është bërë ende i ditur. Pritet ndërhyrja e zjarrfikësve.
