Humbi kontrollin e motomjetit dhe doli nga rruga, përfundon në spital 72-vjeçari në Shkodër

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin “Velipojë-Rrjoll”. Mësohet se 72-vjeçari K.M ka humbur drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë 72-vjeçari është dëmtuar dhe është dërguar në spital për mjekim ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:35, në aksin rrugor “Velipojë-Rrjoll”, shtetasi K. M., 72 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë, është dëmtuar 72-vjeçari i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.