Kultivonte kanabis në pyjet e Mirditës, arrestohet 31-vjeçari, ja çfarë i'u gjet në shtëpi

Në kuadër të operacionit “Territori i pastër”, ai u kap duke u kujdesur për dhjetëra bimë kanabisi në një hapësirë pyjore të fshatit Kujt, në Fan të Mirditës.

Gjatë këtij operacioni, në banesën e 31-vjeçarit V. N u gjetën dhe sekuestruan rreth 4 kilogramë lëndë narkotike kanabis të paketuara gati për shitje, jelek antiplumb, fenelina dhe një armë gjahu.

Në vijim të operacionit, u proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” shtetasit F. Gj., 48 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Fan dhe Sh. M., 57 vjeç, me detyrë specialist i pyjores. Këta shtetas dyshohet se nuk kanë kryer detyrën e tyre funksionale në zonën që mbulojnë.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.