Turistët nuk i ndalojnë as temperaturat e larta/ Të kënaqur me çmimet në Shqipëri por shprehin pakënaqësi për…
Ndonëse temperaturat janë të larta, bregdeti nuk është fokusi i vetëm i turistëve, një pjesë e tyre zgjedhin të kalojnë disa ditë edhe në kryeqytet.
Turistë nga Gjermania, Brazili, Franca apo edhe Suedia shprehen të kënaqur me shërbimet dhe çmimet në Shqipëri.
“Kam më shumë se dy javë në Shqipëri dhe është një vend I bukur. Tirana është një vend I gjallë dhe ndihet një pëzierje kulturash modern me atë perëndimore. Pasi të mbarojmë vizitën në Tiranë do të shkojmë në vende të tjera si Sarandë apo Gjirokastër.”
“Tirana është pothuajse njejtë si qytetet Europiane. Mendoj pak më shtrenjtë se vendet e tjera në Shqipëri”
Ata tregojnë edhe se cilat janë vendet e tyre të preferuara në Shqipëri.
“Vij nga Suedia dhe do të qendroj në Shqipëri për 7 ditë . Pas Tiranës do të shkoj në plazhin e Durrësit.”
“Jam nga Brazili dhe kemi ardhur këtu për të shijuar plazhin. Jo nuk është aq shtrenjtë. Njerëzit janë miqësor dhe ata ku qëndruam në hotel janë treguar mikpritës.”
“Kemi për të qëndruar në Shqipëri për 9 ditë. Shkuam në plazhin e jugur dhe ishte bukur. Pas Tiranës do të kthehemi në Brazil.”
“Ne kemi si destinacion plazhin dhe mendoj se çmimet janë mirë. Na pëlqejnë njerëzit kur i ndalojmë për t’I kërkuar ndihmë për të shkuar diku dhe ata na udhëzojnë.”
Ata shprehen se do të kthehen serish për ta vizituar vendin e shqiponjave.
“Po jam i sigurt që do të kthehemi. Ne kemi akoma disa vende të vogla për të eksploruar të shtunën në jug të Shqipërisë.
Teksa vlerësojnë mikpritjen e vendasve, thonë se shqiptarët kanë një të metë dhe ajo është qarkullimi me makina.
“Nuk kemi folur me shumë njerëz, por mendoj që janë miqësor. Por është rraskapitëse të shkosh diku me makinë sepse për mendimin tim njerëzit këtu janë aggressive në vozitje.”
Shifrat zyrtare tregojnë se në 6 muajt e parë të vitit Në shqipëri kanë hyrë 4.5 milion turiste krahahuar me te njejten periudhë një vit më parë.

