Zgjedhjet në Himarë, ja sa votues kanë marrë pjesë deri në orën 14:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat mbi numrin e votuesve që kanë marrë pjesë në zgjedhjet për kreun e Bashkisë së Himarës, ndërsa garojnë përballë njëri-tjetrit Petro Gjikuria dhe Vangjel Tavo.

Sipas KQZ-së, nga të dhënat e 34 qendrave të votimit nga 36 që ka gjithsej Bashkia e Himarës, pjesëmarrja deri në orën 14:00 ishte 28.25 %, shifër kjo rreth 2 % më e lartë se e njëjta orë, në zgjedhjet e mbajtura në 14 maj 2023, kur përballlë garonin Fredi Beleri dhe Jorgo Goro.

KQZ njoftoi se kanë votuar 6245 qytetarë me të drejtë vote.

Zgjedhjet në Himarë, ja sa votues kanë marrë pjesë deri