KQZ publikon rezultatet: Ja sa është pjesëmarrja deri në orën 13:00

Himarjotët zgjedhin ditën e sotme (4 Gusht) kryebashkiakun e ri, ku në garë për të fituar mandatin janë kandidati i PS-së, Vangjel Tavo dhe ai i PD-së, Petro Gjikuria.

KQZ publikon rezultatet: Ja sa është pjesëmarrja deri në

Votimi ka nisur në orën 07:00, ku qytetarët iu janë drejtuar 36 qendrave të votimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet paraprake deri në orën 13:00.

Të dhënat janë raportuar nga 30 qendra votimi nga 36 që janë në total.

Sipas KQZ, deri më tani pjesëmarrja ka qenë 5096 votues nga 23074 zgjedhës në total, pra 25.48 %.

KQZ publikon rezultatet: Ja sa është pjesëmarrja deri në

Ndërkohë në raport me zgjedhjet e 14 Majit 2023, numri i votuesve raportohet më i lartë deri në orën 13:00.

Sipas KQZ, vetëm 24.26% e votuesve në zgjedhjet vendore iu ishin drejtuar qendrave të votimit.