Zgjedhjet në Himarë/ Voton kandidati socialist Vangjel Tavo: Himariotët të votojnë projektin më të mirë

Kandidati socialist Vangjel Tavo ka votuar mëngjesin e sotëm në Himarë. I shoqëruar nga familjarët, Tavo ka shkuar për të hedhur votën e vet në kuti. Pasi ka përfunduar procesin, Tavo ka përshëndetur qytetarët aty jashtë dhe është larguar nga qendra e votimit.

"Sot e ka fjalën Himara dhe himariotët, proces i qetë, uroj të vazhdojë deri në momentin e fundit, uroj që të vijojë deri në momentin e fundit qetësia ashtu siç ka mbizotëruar edhe gjatë gushatës. I bëj thirrje të dalin masivisht në votime, të votojnë projektin më të mirë për Himarën dhe himariotët kudo që ndodhen," tha Tavo.

Zgjedhjet në Himarë po mbahen, pasi Komisioni Qendror i Zgjedheve vendosi që t'i hiqte fitoren eurodeputetit Fredi Beleri. Beleri u dënua nga Gjykata e Posaçme me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje.