Ndryshimet e Qendrave të Votimit, justifikimi i Gjendjes Civile: I konstatuam, s’kishim kohë t’i rregullonim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Gusht 2024, 12:04
Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka pranuarz se ka pasur ndryshim të qendrave të Votimit.
Në një shkresë zyrtare përcjellë KQZ, Drejtoria e Gjendjes Civile thotë se e kemi konstatuar paregullsinë mbi qendrat e votimit në Himarë, por për shkak të kohës së pamjaftueshme në dispozicion, ishte i pamunduar rregullimi i tyre.
‘Koha e pamjaftueshme, nga moment i dekretimit të datës së zgjedhjeve në Bashkinë Himarë për kryetar bashkie, deri në gjenerimin e listës së zgjedhësve, e ka bërë të pamundur rregullimin e kësaj çështje dhe sistemimin e të dhënave të qenddrës së votimit, sipas të dhënave të anëtarëve të familjes’, thuhet në shkresë.

