VIDEO/ Qendra e votimit në Vranishtë, godina e rrënuar gati në shkatërrim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Gusht 2024, 10:13
Faqja satirike 'Disdentët' kanë publikuar një video nga qendra e votimit në Vranishtë të Himarës.
Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, godina në të cilën po kryehet procesi i votimit është e shkatërruar. Ndërkohë që nuk ka asnjë masë për sigurinë minimale te personave që janë aty brenda.
Zgjedhjet në Himarë po mbahen, pasi Komisioni Qendror i Zgjedheve vendosi që t'i hiqte fitoren eurodeputetit Fredi Beleri. Beleri u dënua nga Gjykata e Posaçme me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje.
