Gazetari: Dosja e Inceneratorit të Tiranës nuk është mbyllur ende, jo vetëm Tushe dhe 11 të tjerët, të përfshirë shumë zyrtarë të lartë

Gazetari Edison Vatnikaj në një intervistë në Ora News u shpreh se dosja e Inceneratorit të Tiranës nuk është mbyllur ende pasi ka shumë persona të përfshirë.

Vatnikaj: Prokuroria ka njoftuar një ditë më parë se ka mbyllur zyrtarisht hetimet sa i takon një dosjeje për Inceneratorin e Tiranës, që vijon e ndarë me fraksione të tjera kjo edhe për shkak të përfshirjes së lartë të zyrtarëve në dosjen e Inceneratorit të Tiranës.

Lidhur më këtë rast Prokuroria e Posacme thotë se ka faktuar që 12 persona kanë shpërdoruar detyrën lidhur me Inceneratorin e Tiranës më mënyrën se si janë bërë të gjitha procedurat për dhënien e koncensionit ndaj Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit e Stela Gugalljes të cilët janë pronarë faktikë thotë SPAK të Inceneratorëve që ende nuk ka një të tillë.

Nga ana tjetër mund të themi që zyrtari që është marrë më i lartë është pikërisht ish-ministri Lefter Koka, që SPAK edhe njëherë pas përfshirjes në dosjen e Elbasanit dhe të Fierit e akuzon sërish për shpërdorim detyre edhe tek dosja e Inceneratorit të Tiranës.

Absolutisht nuk është e mbyllur për shkak se janë çështje të tjera që vijion hetimi i Prokurorisë së Posacme.

Siç e thashë përfshirja e lartë e personave në djegësin e Tiranës ka bërë që SPAK të ndajë me fraksione për shkak se jo çdo person ka vepruar njëjtë në lidhje me procedurat për tenderimin e Inceneratorit të Tiranës.