Banka e Shqipërisë raporton një rritje të besimit në ekonominë shqiptare
Banka e Shqipërisë raporton një rritje të besimit në ekonominë shqiptare.
Në dokumentin zyrtar thuhet se ka një shtesë të porosive si në ndërtim, që mbetet sektori kryesor dhe me shtesën më të lartë, ashtu dhe në shërbime, e shtyrë kjo nga turizmi, por edhe në industri.
Më konkretisht porositë e reja për apartamente kanë njohur rritje në tremujorin e dytë të këtij viti, e po ashtu edhe lejet e dhëna për objekte bëjnë që kompanitë të jenë optimiste.
Në këtë kuptim shtohet se edhe çmimet prite të vazhdojnë të kenë rritje.
Sa i përket shërbimeve sërish shtesa konsiderohet mbi mesataren historike të vendit me të paktën 20 pikë.
Industria, po ashtu, ka deklaruar kontrata të reja çka bën që besimi të rritet me 0.3 për qind edhe pse çmimet kanë ndryshuar pak.
Rënie sërish ka regjistruar besimi në tregti edhe pse sërish qëndron me 5 pikë mbi mesataren historike.
Në këto kushte dhe konsumatorët duket se janë më të qetë ndërsa deklarohet rënie e papunësisë dhe pritjet për blerjet në shuma të mëdha u rritën në korrik.

