Çkodohet pakti për kodin Zgjedhor/ Deputetët demokratë dhe aleatët kundër ndryshimeve
Dakordësia me Partinë Socialiste për ndryshimet në Kodin Zgjedhor për hapjen e pjesshme të listave dhe votën e emigrantëve, krijoi përplasje në kampin opozitar gjatë diskutimit maratonë në Kuvend
Damian Gjiknuri si përfaqësues i mazhorancës mbrojti ndryshimet e negociuara me demokratin Oerd Bylykbashi ndërsa sqaroi si do të votojnë emigrantët dhe hapen listat e kandidatëve.
Por teksa socialistët thuajse në unison shprehen mbështetje për draftin, demokratët mes tyre dhe e gjithë opozita shpërfaqën përçarje.
Dashnor Sula e Bujar Leskaj dolën kundër linjës së partisë!
Tanimë të ndarë Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj u bashkuan kur thanë se ndryshimet janë pazar mes Sali Berishës dhe Edi Ramës.
Ligjvënësve demokratë brenda grupit dhe atyre tashmë të distancuar, u ktheu përgjigje Gazment Bardhi.
Edhe aleatë historikë të demokratëve u reshtua kundër paktit me socialistët.
Oerd Bylykbashi që arriti marrëveshjen me Partinë Socialiste për ndryshimet në Kodin zgjedhor, foli i fundit.
Akuzoi mazhorancën se bllokoi një reformë të plotë zgjedhore, ndërsa tha se sistemi zgjedhor duhet shkulur me rrënjë, pasi është toksik për shoqërinë.
