Dhunoi bashkëshorten, shpallet në kërkim 37-vjeçari në Tropojë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Korrik 2024, 10:23
Një 37-vjeçar në Tropojë është shpallur në Kërkim. Mësohet se 37-vjeçari me iniciale N.N ka dhunuar bashkëshorten e tij. Gjithashtu 32-vjeçarja është pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë shpallën në kërkim shtetasin N. N., 37 vjeç, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij 32-vjeçare se ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. 32-vjeçarja u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Më datë 25.07.2024, në fshatin Gri, është gjetur i pajetë, nga familjarët, shtetasi S. S., 54 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, i cili dyshohet se është vetëvarur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.
