Merr flakë furgoni në Memaliaj, ja dyshimet e para
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Korrik 2024, 09:53
Rreth orës 08:15, në aksin rrugor "Krahës-Memaliaj", në vendin e quajtur Zhulaj, ka marrë flakë dhe është djegur një mjet tip furgon "Mercedes Benz" në pronësi të shtetasit G. T., 48 vjeç, banues në Durrës.
Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
