Topi: Politikën nuk e kam parë si një qëllim të karrierës individuale, më thonin mos shko në stadium
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Korrik 2024, 21:48
Përmes një interviste në Ora News, ish-presidenti Bamir Topi tha se ai nuk e ka parë politikën si një qëllim të karrierës individuale.
Topi: Ne nuk e kemi pasur politikën si një qëllim të karrierës individuale. Një pjesë e opinionit e sheh politikën dhe politikanin normal si një domosdoshmëri për menaxhimin e një vendi. nuk jemi një vend që gjërat ecin pa politikën, por jemi një eksperiencë e demokracive botërore.
Besoj se faji nu kishte tek unë, por ata që e kanë perceptuar në këtë mënyrë. Një shoqëri nuk mund të jetë me një standard, por ka shumë faktorë, për më tepër një shoqëri që e shohim në tranzicion. Unë kam pasur këshilla edhe nga ata që më rrethonin që mos shkoja në stadium si president.