Vidhte nëpër varre materiale relike, arrestohet 46-vjeçari në Gramsh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Korrik 2024, 10:20
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Gramsh, ku një 46-vjeçar është kapur mat duke vjedhur në varreza. Policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet S.S., banues në Cërrik.
Komisariati i Policisë Cërrik arrestoi në flagrancë shtetasin S. S., 46 vjeç, banues në Cërrik, pasi u kap në flagrancë brenda rrethimit të varrezave, me një çantë me disa materiale relike që dyshohet se kanë qenë të vendosura nëpër varre.
