A është në konflikt me të vëllain për prona? Topi: Thashetheme, kemi raporte të shkëlqyera

Përmes një interviste në Ora News, ish-presidenti Bamir Topi tha se nuk ka ndonjë konflikt për pronat me vëllain e tij, Flamur Topi dhe se janë thashetheme.

Topi: Absolutisht jo, është një thashetheme! Jemi në një marrëdhënie vëllazërore të shkëlqyera dhe nuk ka asnjë lloj të vërteta në këto që kanë qarkulluar. Duke ardhur në studio po diskutonim për raportin me hipotekën e Shqipërisë.

Unë kam pasur kurajon dhe për ta shkruar në libër: vërtetë komunizmi shtetëzoi pronat në 1945, por në vitin 1992-1992 asnjë dokument nuk ishte djegur apo shkatërruar në Hipotekë. Enver Hoxha për çështje e dokumente hipotekore ka mbajtur një qëndrim shumë korrekt.