Thumanë/ Kushërinjtë zihen me armë për pronat, plagoset policit dhe kushëriri i tij

Të shtëna me armë zjarri në Thumanë janë raportuar në Thumanë, ku dyshohet për 2 të plagosur.

Sipas infomacionev eparaprake dyshohet se kemi të bëjmë me një konflikt mes kushërinjve, ku njëri prej tyre është polic. 

Dy të plagosurit kanë mbërritur në Spitalin e Traumës, ndërsa policia është drejt vendit të ngjarjes.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë konflikt.

"Më datë 25.07.2024, në afërsi të një fabrike çimentoje në Mamurras, gjatë një konflikti për motive pronësie (për një sipërfaqe toke) janë plagosur me armë zjarri shtetasit S. A. (S)., (punonjës Policie jashtë shërbimit) dhe A. S., kushurinj me njëri-tjetrin.

Si pasojë të dy shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes." - njofton policia. 

Thumanë/ Kushërinjtë zihen me armë për pronat, plagoset