Dollenberg: Temperaturat mbi 40 gradë stres i jashtëzakonshëm fizik, kujdes ata më tension të ulët!
Përmes një interviste në Ora News, mjekja Aurora Dollenberg tha se kur temperaturat i kalojnë 40 gradë, trupi ekspozohet ndaj një stresi të jashtëzakonshëm.
Dollenberg: Kur temperaturat i kalojnë 40 gradë, trupi ekspozohet ndaj një stresi të jashtëzakonshëm, pasi temperatura optimale e ambientit ku funksionin njeriu është rreth 22 gradë. Ky stres fizik nuk mund të mbetet pa pasoja nga ata që kanë sistemin imunitar të dobët, sikurse janë fëmijët, të moshuarat apo ata më sëmundje kronike. Këta janë më të rrezikuar nga humbja e tensionit, të fikëtit ose problemet e zemrës. kemi praninë e një stresi edhe fizik në psikologjik në këto temperatura.
Nuk janë vetëm të moshuarit dhe fëmijët, por edhe moshat e reja që preken nga këto temperatura, që kanë tension të ulët. Nëse këta persona janë të ekspozuar nga temperaturat e ulta, atëherë mund të kemi një humbje vetëdije dhe një lloj përgjumjeje, e lodhje.
