1 makinë për 2.4 banorë! Rritet numri i mjeteve në vend. Kryeson “Makina e popullit”
Volswageni është makina më popullore në Shqipëri sipas INSTAT, e pasuar nga Mercedes Benz!
Gati 868 mije 765 mjete qarkulluan në rrugët e Shqipërisë për vitin 2023, sipas të dhënave zyrtare, nga 796 mije 438 qe ishin ne 2022.
Analiza tregon një rritje prej 9 % të mjeteve në harkun e një viti.
Vetëm në Tiranë qarkulluan gjithsej 243 mije 340 autovetura, duke e bërë qytetin me numrin më të lartë të mjeteve në rrugë.
Durrësi, Fier, VLora e Shkodra, pasojnë renditjen për numër mjetesh në qarkullim.
Me rreth 15 mijë autovetura, Gjirokastra është qarku me numrin më të ulët të mjeteve në qarkullim sipas të dhënave të INSTAT.
Shqiptarët në shumicë drejtojnë mjete me kambio manual, është një prej të dhënave që del nga analiza.
Pjesa me e madhe e makinave në qarkullim në Shqipëri janë te prodhimit nga viti 2011-2023.
453 mije 804 automjete në qarkullim janë prodhim i viteve 2000-2010.
Makinat e prodhuara para vitit 2000 nga ana tjetër rezulton ne rënie me 1 mije 846 me pak se vitit 2022.
Numri me i madh ia automjeteve qe qarkulluan ne vendin tone përdorën si lende djegëse naftën ndjekur me pas nga autoveturat qe përdorin lende djegëse benzinën.
