Zjarr në Dropull, humb ndjenjat një zjarrfikës

Teksa vijojn të jenë aktive vatrat e zjarreve ne Dropull mësohet se një nga zjarrfikësit e bashkisë ka humbur ndjenjat në luftë për shuarjen e flakëve.

Mësohet se zjarrfikësi është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjithashtu bëhet me dije se zjarrfikësit dhe trupat e Forcave të Armatosura janë në terren duke punuar për shuarjen e flakëve.