Zjarr në Lushnje, tymi mbulon qytetin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Korrik 2024, 19:18
Zjarr në Golem të Lushnjes. Prej 1 orë zjarri ka djegur ferrat dhe barishtet e thata në zonën e banuar. Banorët dhe dy mjete zjarrfikëse po punojnë për fikjen e zjarrit.
Flakët kanë dalë deri në rrugën nacionale dhe tymi ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve. Gjithashtu, tymi i dendur ka mbuluar edhe qytetin e Lushnjes.
Në vendngjarje forca të shumta të policisë për të vënë nën kontroll situatën dhe për të hetuar se kush janë zjarrvënësit. Era e fortë po përhap flakët drejt jugut, duke djegur një banesë të braktisur dhe disa sipërfaqe të mbjella.