Aksident në Vlorë/ I mituri tentoi të kalonte rrugën, përplaset nga makina dhe përfundon në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Korrik 2024, 14:41
Një i mitur është aksidentuar ditën e sotme në Lungomare në Vlorë, teksa ka tentuar të kalojë rrugën me shpejtësi.
Mësohet se mituri është dërguar në spital për ndihmën mjekësore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
