Ish-kirurgu i Kombëtares kroate në shërbim të pacientëve shqiptarë në Spitalin Amerikan 1
Një emër i mirënjohur në mjekësinë elitare kroate dhe atë italiane, Prof. Asc. Dr. Shk Mladen Miskulin, me një eksperience mbi 20-vjeçare dhe mbi 5 mijë operacione të kryera me sukses, i është bashkuar Spitalit Amerikan 1 për t’i shërbyer pacientëve me teknikat dhe trajtimet më të avancuara në fushën e ortopedi-traumatologjisë.
“Sjell në Shqipëri ekspertizën time dhe shumë teknika të reja kirurgjikale, veçanërisht në artroskopi, si arstroskopinë e gjurit, të shpatullës, kyçit, të ijëve dhe sigurisht teknika të reja të cilat nuk janë me hapje të artikulacioneve dhe kanë të bëjnë me zëvendësimin dhe rindërtimin e artikulacioneve. Këto teknika dhe implante speciale i japin pacientit mundësinë të shërohet dhe riaftësohet më shpejt dhe janë efikase edhe për pacientët të cilët vuajnë nga osteoartriti”
Ndër trajtimet më inovative që po përdoren sot në trajtimin e patologjive ortopedike dhe dëmtimeve traumatike janë edhe ato me qeliza staminale.
“Një tjetër trajtim bashkëkohor është ai me qeliza staminale të cilat mund të ndihmojnë vërtetë shumë pacientët sidomos ata që vuajnë nga artritet. Duke u injektuar në artikulacione këto qeliza rigjenerojnë kërcet apo ligamentet e dëmtuara”.
Dikur një lojtar profesionist i Vaterpolos ku ka fituar disa trofe të rëndësishëm europianë, por në veçanti eksperienca si mjeku i Kombëtareve kroate të Vaterpolos dhe Hendbollit kanë bërë që doktor Mladen Miskulin të gëzojë një përvojë të çmuar veçanërisht të trajtimin me efikasitet dhe të shpejtë të traumave sportive.
Prof. Asc. Dr. Shk Mladen Miskulin është ndër emrat më të spikatur të lektorëve në konferencat dhe kongreset kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e ortopedi-traumatologjisë.
