“Luftë” politike për armët! Ligji për prodhimin përplas opozitën me mazhorancën
Ligji për prodhimin e armëve i futur për diskutim me procedurë të përshpejtuar krijoi debate në Komisionin e Ligjeve.
Zëvendësministri i mbrojtjes tha se dy do të jenë mënyrat e prodhimit të armëve në vendin tonë përmes kompanisë shtetërore KAYO, dhe përmes bashkëpunimit me sektorin privat
96 milionë lekë në vit do t’i kushtojë buxhetit të shtetit ngritja e agjencisë, ndërsa për opozitën ligji është tërëëisht klientelist.
Për Dhurata Çupin nga partia demokratike ky ligj cenon sigurinë kombëtare dhe publike por një gjë e tillë u hodh poshtë nga përfaqësuesit e ministrisë së mbrojtjes.
Shqipëria nuk ka rregulla ligjore për prodhimin e armëve por për herë të parë një gjë e tillë u artikulua kur Presidenti Ukrainas Volodymir Zelenski erdhi në Tiranë, dhe u lajmërua se vendi ynë do të prodhojë armë.
Projektligji pritet të kalojë shpejt të gjitha filtrave të Kuvendit, ndërsa do të miratohet në seancën e së enjtes.
