Një vit nga arrestimi, Vangjush Dakos i pranohet gjykimi i shkurtuar

Kur janë mbushur 1 vit nga arrestimi i ish-kryetarit të bashkisë Durrës, Vangjush Dako, këtij të fundit i është pranuar kërkesa për gjykim të shkurtuar në Gjykatën e Posaçme SPAK.

Vendimi është marë ditën e sotme nga gjykata e Posaçme, e cila mësohet se ka pranuar kërkesën për Dakon dhe tre personat e tjerë të pandehur, të cilët kanë rënë dakord që çështjen ta zgjidhin përmes formulës juridike të gjykimit të shkurtuar.

Ish-kryetari i bashkisë Durrës, Vangjush Dako akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste, ndëra nëse i provohet fajësia, me gjykim të shkurtuar i zbret 1/3 e dënimit.

Në këtë çështje penale së bashku me ish-zyrtarin e lartë të bashkisë Durrës, është dhe biznesmeni Fiqiri Farruku, Fatmir Ejupi e Adrian Bulkun.

Ndërkohë për të pandehurit e tjerë që janë ekspertët, do vijojë procesi me gjykim të zakonshëm.