Rregullohet problemi teknik me sinjalin tokësor dixhital, Ora News u kërkon ndjesë shikuesve

Të nderuar teleshikues dhe lexues kërkojmë ndjesë për të gjithë ju hasët vështirësi për të ndjekur normalisht transmetimet e Televizionit Ora News.

Kjo situatë erdhi për shkak të një problem teknik në shpërndarjen e sinjalit dixhital tokësor përmes antenave që bëjnë të mundur transmetimet tona në të gjithë vendin!

Transmetimet tona vijojnë në standardin më të lartë të figurës dhe zërit për të përcjellë për ju edicionet informative dhe emisionet tona!

Edhe një herë Ora News i kërkon ndjesë e mirëkuptim, shikuesve tanë besnikë dhe të gjitha kompanive bashkëpunëtore në hapësirën tonë të marketingut!