Koçibellinj: Familja po sfidohet nga shumë gjëra, shërbime sociale e kanë lehtësuar jetën e familjes

Në “Drejt” nga Luan Rama, Suela Koçibellinj, Eksperte për çështjet sociale tha se është e drejtë që familja po sfidohet nga shumë gjëra.

Koçibellinj: Unë kam përshtypjen se nuk duam ta gjejmë momentin e ekuilibrit. Sigurisht që familja përbëhet nga njerëz dhe nuk është e thjeshtë 2+2. Është e drejtë që familja po sfidohet nga shumë gjëra, dhe ka shumë shërbime sociale që e kanë lehtësuar jetën e familjes.

Sigurisht që vijmë në jetë si krijesa unike, individuale, por kemi nevojë për njerëz për tu bërë njerëz, sepse vetëm, një fëmijë vetëm nuk mbijeton. Ose nëse ka edhe studimeve që mbijetojnë, ata nuk kanë aftësitë bazike për jetën.