Nga kartelet tek përgjimet! Dumani: Grupet kriminale shqiptare janë sofistikuar në botë

Grupet e krimit shqiptar kanë lidhje të drejtpërdrejta me kartelet e bandave të huaja, pohoi gjatë raportit në Kuvend kreu I SPAK, Altin Dumani gjatë raportit për vitin 2023.

Por theksoi se portet shqiptare nuk janë të preferuarat për tentativat e trafikut të drogës.

Nga foltorja, drejtuesi i prokurorisë së posaçme bëri me dije dhe produktet e dala nga hetimet për krimet zgjedhore. Paralajmëroi një strategji të re të SPAK për të luftuar fenomenin.

Më herët edhe kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela tregoi numrin personave të përgjuar gjatë vitit 2023 me dyshimi për lidhje me veprimtari kriminale.

Prokurori i përgjithshëm tregoi dhe qarqet me kriminalitetin me të lartë dhe ato më të qeta. 

Dy kryeprokurorët para deputetëve unë theksin dhe tek vakancat, ku sipas tyre efektin e sjell tek vonesa e hetimeve, ndërsa kreu i SPAK zbuloi planin për të hapur zyra në rrethe për të qenë kështu sa më pranë qytetarëve.