Xhaferraj: Impakti që ka pasur tranzicioni në këto 30 vite ka lëkundur vlerat e familjes

Në “Drejt” nga Luan Rama, Almeida Xhaferraj, Psikologe u shpreh se impakti që ka pasur tranzicioni në këto 30 vite ka lëkundur vlerat e familjes.

Xhaferraj: Impakti që ka pasur tranzicioni në këto 30 vite ka lëkundur vlerat e familjes dhe është dashur që të rishihen vlerat që e mbanin familjen e bashkuar. Kanë lindur nevoja të reja për të shprehur dhe për të qenë i pranuar në rrethin familjar.

Që të lindin vlera të reja duhet të lëkunden ato të rejat dhe të rivendosen disa ligjësi të reja. Duhet të pësojmë një krizë për të pasur norma të reja rregullatore. Kjo vjen edhe me zhvillimin e rolin e të gruas në shoqëri.