Pano: Njeriu pa familje është pa identitet e pa rrënjë, kohët e fundit ajo është vënë nën sulm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Korrik 2024, 21:49
Në “Drejt” nga Luan Rama, Linda Pano nga Koalicioni shqiptar pro familjes dhe jetës tha se një njeri pa familje është pa identitet,
Pano: Një njeri pa familje është pa identitet, është qeliza e shoqërisë. Pa një familje të shëndetshme, nuk mund të kemi një shoqëri të shëndetshme. Familja tani është në sulm dhe presion. Liria është e rëndësishme, por ai njeriu që nuk ka familje është pa rrënjë
Edhe ata që largohen nga vendi, kokën e kanë te familja, pavarësisht se jemi bërë më individualistë dhe materialistë. Familja e ka përjetuar tranzicionin në vendin tonë, por mbetet një bazë dhe qelizë kryesore.
