Gjokutaj: Nëse Dumani nuk përgjigjet për çështjet me interes publik, ky nuk quhet raportim

Avokati Genc Gjokutaj shkruan se po ndjek seancën e raportimit te Drejtuesit te SPAK z. Dumani dhe pyetjet e Deputeteve drejtuar atij!

Gjokutaj: Ajo qe është kthyer ne përgjigje refren është fakti qe përderisa çështjet për te cilat pyetet janë ne hetim z. Dumani nuk mund te përgjigjet! E vërteta është se nëse Drejtuesi i SPAK nuk përgjigjet për çështjet te paktën për ato me sensitivet dhe me impakt dhe interes te larte publik pa cenuar hetimin prezenca e tij ne Kuvend nuk mund te quhet raportim!

Statistikat se sa çështje kane shkuar ne gjyq e sa jo, sa janë arrestuar dhe sa jo nuk përmbushin qëllimin e seancës se raportimit te punës se SPAK dhe standardin e transparencës me publikun tek i cili kërkon besueshmëri!

Prandaj zotërinj Deputete ju lutem nëse e keni te ndaluar te pyesni për çështje ne hetim kini kurajo dhe guxim ta pyesni për çështje qe nuk janë ne hetim si psh a ka drita dhe ujë tek SPAK-u, sa e keni rrogën, sa fëmije keni, ku do te pushoni sivjet, a keni dashnore, a pini alkool, si jeni me jashtëqitjen etj!

Kësisoj hetimi vazhdon lirshëm edhe procedura kryhet edhe mileti rehatohet pasi pyetjet për çështje qe nuk janë ne hetim i kupton me mire se teknikalitetet ligjore!