Protesta e opozitës/ Kikia: Dita e djeshme nuk mund të quhet protestë, ishte tubim prej 2 orësh

Analisti, Mentor Kikia në një intervistë në Ora News u shpreh se protesta e ditës së djeshme nuk mund të quhet protestë por tubim prej dy orësh.

Kikia: Më shumë se sa një protestë, ajo ishte një përpjekje për të demonstruar mbështetjen që ka zoti Berisha.

Ajo që u vu re, nuk ishte vetëm numri i pjesëmarrjes.

Dita e djeshme nuk mund të quhet protestë.

Ishte një tubim prej dy orësh.

Numri i protestuesve nuk ishte aq i madh sa ishte menduar.

Kishte një mungesë të kauzës në protestë.

Shqiptarët kanë arsye për të protestuar gjatë ditës dhe natës.

Janë disa arsye që justifikojnë pjesëmarrjen në raport me realitetin.

Njerëzit nuk shikojnë alternativën e duhur.

Protesta ishte modeste në raport me atë çfarë duhet të ishte.