PD ''monitorim'' Lezhës/ Hetimet ndaj Kryebashkiakut Ndreu, PD Lezhë: Komision verifikimi

Pasi doli nga SPAK ku dha për një orë dëshminë, Pjerin Ndreu e cilësoi padinë politike e të nisur prej PD.

Në përgjigje të tij drejtuesit e selisë blu në Lezhë shprehen se hetimet janë të vonuara.

‘’Normalisht ky kallëzim një vit e ca dhe më në fund prokuroria e posacme arriti që ta thërrasë dhe kryetarin e bashkisë së Lezhës’’.

Madje selia e PD në këtë qytet paralajmëroi grup pune për monitorimin e prokurimeve.

‘’Investigojmë dhe do ngrejmë një grup monitorimi për gjithçka që bëhet në bashkinë e Lezhës dhe monitorimi do monitorojë gjithë tenderat dhe punësimet.

Padyshim që PD sot ka filluar që të lëvizë’’.

Kallëzuesja e çështjes, deputetja demokrate Lindita Metaliaj ngriti akuza se kryebashkiaku Pjerin Ndreu ka kryer shkelje edhe gjatë fushatës së vitit 2023.

‘’Përdorimin e aseteve publike, përdorimin e fondeve publike në lidhje me asfaltet elektorale, në lidhje me shpërdorimet e komeptencave që bashkia Lezhë bëri duke ndërhyrë në alse që nuk ishin kompetencë e pushtetit vendor por e ARRSH’’.

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu po hetohet nga SPAK për shpërdorim detyre në lidhje me ndërtimin e një trotuari në lagjen përgjatë aksit rrugor Lezhë-Shëngjin, që sipas PD është segment në varesi të Autoritetit Rrugor Shqiptar.