Meta: Pjesëmarrja e lartë e të rinjve në protestë ishte shumë premtuese
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Korrik 2024, 10:04
Kryetari i PL-së, Ilir Meta shprehet se prania e madhe e të rinjve në protestën e mbrëmshme të opozitës përballë Kryeministrisë është shumë premtuese për fitoren.
“Kënaqësi që dje të takoja në ballë të protestës, Fiona Nishanin, e cila është tashmë edhe pedagoge, por gjithmonë e angazhuar në betejë kundër regjimit.
Pjesëmarrja e lartë e të rinjve në protestën madhështore ishte shumë premtuese për Fitoren që nuk e ndal askush dhe që po afron!” shkruan Meta.
