Protesta e opozitës/ Murrizi: Dje nuk kishte protestë, por tubim politik. Është 'vrarë' qytetaria

Ish-deputeti, Myslim Murrizi në një intervistë në Ora News u shpreh se se dje nuk kishte protestë por një tubim politik.

Murrizi: Dje nuk ishte protestë, por ishte tubim politik.

Asnjë protestë në çdo vend të BE-së nuk bëhet me regji, me daulle, me dirigjim se kush e ka radhën për të folur.

Ai miting i djeshëm por edhe ato që kanë qenë më përpara kanë qenë vetëm të partisë demokratike.

Aty janë vetëm demokratë dhe opozitarë që kanë ndjerë mbi shpinë çizmen e arrogancës së pushtetit në 11 vite.

Spordhjakë pushteti nuk pashë atje.

Aty ishin ata që iu dhemb shpirti dhe që s’kanë lidhje me PS dhe që nuk e kanë votuar kurrë Ramën.

Nuk është protestë kjo, protestë bëjnë grekët kur djegin Athinën.

Bëjnë francezët kur mbushin me bar kullën Eiffel.

Protestën duhet ta bëjë qyetaria, nuk kemi qyetari.

Është vrarë qytetaria, është vravrë ngë mungesa e besimit, nga pazaret mes nëjri tjetrit.