“Babale”/ Shtyhet sërish gjyqi për Salianjin, avokatët kërkojnë kohë për t’u njohur me dosjen
Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji, për dosjen “Babale” që ishte caktuar të mbahej këtë të premte.
Seanca në Apelin e Përgjithshëm ndaj Salianjit është shtyrë për në datë 25 korrik, në orën 10:00.
Deputeti i Partisë demokratike Ervin Salinji nuk është paraqitur në seancë dhe as avokati i tij Ledio Braho.
Avokatët për Salianjin, Marosh Logu dhe Redi Ramaj mbërritën në seancën, ku e pranishme ishte edhe avokatja kryesisht Gëzime Buci.
Me kërkesë të Salianjit, avokati Ledio Braho nuk është me mbrojtës ligjor i tij. Salianji ka pajisur me prokurë për t’u përfaqësuar nga avokatët Marash Logu e Redi Ramaj.
Avokati Ramaj u shpreh se “Dje jemi kontaktuar nga Salianji dhe duam kohë nga gjykata të njihemi me dosjen.”
