“Xibraka”/ Olsi Rama paraqitet sërish në SPAK, pyetet para prokurorëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Korrik 2024, 15:38
Vëllai i kryeministrit të vendit Edi Rama, Olsi Rama është paraqitur mesditën e sotme në ambientet e prokurorisë së posaçme SPAK.
Ai po pyetet lidhur me hetimet që janë regjistruar për përfshirjen e tij në grupin e trafikut të kokainës, për rastin “Xibraka”.
Indicia për këtë rast që çoi në çeljen e hetimeve është bërë nga deputeti i PD, Gazmend Bardhi.
Ky i fundit ka kërkuar nga SPAK, të çelë një hetim pasi ka të dhëna dhe dyshime të arsyeshme se Olsi Rama mund të jetë i implikuar në grupin e trafikimit të kokainës nga Shqipëria drejt vendeve të BE.
